Sa janë transparente institucionet? Metamorfozis: Ka organe ekzekutive që nuk kanë as ueb faqe

TË FUNDIT

Nga të gjitha institucionet e vendit, Qeveria është e para e para e ranguar në listën për transparencë. Me publikimin e informacioneve në ueb faqe, Qeveria e Maqedonisë është e para edhe në rajon sa i përket transparencës. Kështu thonë rezultatet e Fondacionit Metamorfozis pas vlerësimit të qeverisjes përmes Indeksit transparent, sipas matjes për vitin 2021.

E pas Qeverise renditet disa ministri.

 “Këtë vit Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Ministria pë Shoqëri Informatike dhe për Administratë janë në 4 vendet e para, bashkë me  Financat që  siç e shihni kanë edhe përqindjen e përmbushjes. Më parë Ministria për Shoqëri Informatike ishte e para, por ja që ranë renditjen e listës, ndërsa për tu lavdëruar janë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme”, tha Dançe Daniellovska Bajrevska, autorja e indeksit.

Gjendja e keqe është tek Agjencitë dhe Drejtoritë shtetërore të cilat me transparencën ose publikimin e të dhënave në ueb faqet e tyre janë me përqindje të dobët. Madje ka disa organe ekzekutive që fare nuk kanë ueb-faqe.

 “Këtu atë që mund ta them dhe që ndikon shumë në indeksin e pikëve është që nga 33 organet ekzekutive të  analizuara, 9 prej tyre nuk kanë aspak ueb faqe, tani do të pajtoheni me mua së në procesin e digjitalizimit është e pa tolerueshme të mos kenë ueb faqe që të mundemi minimum të informohemi për punën e tyre”, tha Dançe Daniellovska-Bajrevska-autorja e indeksit.

Diskutimi i Fondacionit Metamorfozës u fokusua në transparencën që duhet ta kenë institucionet shtetërore. Sipas tyre çdo institucion, informacionet me karakter publik  duhet t’i publikojnë në ueb faqet e tyre dhe kështu do të rritet edhe transparenca ndaj qytetarëve edhe përqindja e transparencës.