Sa është i sigurt Egjipti pas sulmit të peshkaqenëve? Gligorov: Janë shumë miqësorë, gratë janë më të ekspozuara ndaj sulmit

TË FUNDIT

Pas vdekjes së 68 vjeçares Elizabet Skvajer nga Austria, pas sulmit të peshkaqenit në Hurgada tw Egjiptit, edhe një grua tjetër humbi jetën po ashtu nga sulmi i peshkaqenit, ndërsa MPJ-ja e Rumanisë e konfirmoi vdekjen e shtetases së saj. Disa plazhe në Egjipt u mbyllën për shkak të sulmit vdekjeprurës të peshkaqenit. 

Ky destinacion është shumë atraktiv për turistët tanë, dy herë në javë ka fluturime çarter dhe kërkuam mendim nga zhytësi me përvojë shumëvjeçare në Detin e Kuq, Lubomir Gligorov në lidhje me rreziqet e Detit të Kuq.

Ai thotë se më të rrezikshme janë rajat të cilat kanë shkaktuar më shumë raste të vdekjes se peshkaqenët të cilët sipas tij janë miqësorë. Derisa biseduam, ai mori mesazh nga një miku i tij nga Egjipti se sot edhe një mik i tij ka qenë viktimë e peshkaqenit.

-Sipas meje peshkaqeni nuk është i rrezikshëm, por mundësi për incidente gjithmonë ka. Sipas meje qytetarët nga Maqedonia aspak nuk duhet të frikësohen të udhëtojnë në Egjipt dhe të kënaqen në bukuritë e Detit të Kuq, tha Lubomir Gligorov, zhytës.

-Kam pasur kontakt, tekstualisht mundeni ta përkëdhelni peshkaqenin, nuk do t’ju bëjë asgjë. Me shumë gjasa bëhet fjalë për çrregullime psikike ose verbëri,  pohoi Lubomir Gligorov, zhytës.

Peshkaqenët jetojnë në ujërat e thellë, por incidentet ndodhin zakonisht afër plazhit. Në Hurgada plazhet mbyllen në orën  18, a është kjo koha kur ndoshta po “zgjohen” peshkaqenët?

-Ka ndonjë rrezik. Askush nuk flet për këtë, megjithatë rregulli është ky, në orën 18 plazhi mbyllet, madje edhe 15 minuta më herët, paraprakisht ka paralajmërim që të gjithë turistët të tërhiqen, nënvizoi Lubomir Gligorov, zhytës.

Gligorov thotë se disa herë ka pasur takim me peshkaqenë në Detin e Kuq dhe të njëjtët janë të gjatë rreth 1,5 metër.

-Jo shumë, 3-4 herë, pikërisht atëherë kur do të paguajmë për të vizituar ndonjë destinacion më të largët, nuk do të hasim në peshkaqenë, por do të na befasojnë në një lokacion tjetër, zakonisht në ujërat më të thellë, nën 40 metra, tregoi Lubomir Gligorov, zhytës.

-Unë kam parë peshkaqen në ujëra më të cekët. Umgamar është një vend për zhytje në Egjipt afër Hurgadës, tha Lubomir Gligorov, zhytës.

Ai thotë se duhet të hulumtohet se si ka ndodhur ky incident. Thotë se peshkaqenët i tërheq gjaku, madje edhe nëse bëhet fjalë për gjakderdhje minimale nga dhëmbi, duke thënë se gratë janë më të ekspozuara ndaj sulmit të peshkaqenëve se burrat. Incidente të këtilla në Egjipt ka pasur edhe në të kaluarën.