Largimi i ASH-Sela nga AKI, Blerim Bexheti tha se është vendim i tyre, por shpreson që komunikimi dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi janë pjesë e opozitës, përcjell TV21. Bexheti tha se kanë mirëkuptim dhe largimi nga koalicioni është legjitim.
“Me sa kam unë informacion, zotëri Sela me zotëri Ahmetin kanë pasur takim, kanë biseduar. Është vendim i tyre që të vazhdojnë veprimin e tyre opozitar ashtu siç ishte edhe kumtesa e tyre partiake e ditës së djeshme. Ne kemi mirëkuptim pasi duan që t’i përkushtohen strukturave të veta partiake dhe është shumë legjitime pasi kemi pas një bashkëpunim shumë korrekt. Urojmë që të kenë sukses në synimin e tyre dhe nuk do mungon edhe komunikimi, bashkëpunimi pasi jemi në të njëjtin tabor opozitar edhe në të ardhmen”, tha Bexheti.
Por sa dëmtohet AKI nga largimi i Selës? Bexheti thotë se nuk dëmtohet, pasi numrat janë të njëtë deh se do të ndryshojë vetëm forma e veprimit
“Nuk dëmtohet aspak, pasi pavarësisht se si titullohen, përderisa janë zëti i qytetarëve nga burojnë mandatet, ato mandate shpresoj që nuk do të jenë dekor i kësaj. Numrat përsëri janë të njëjtë vetëm ndryshon forma e veprimit”, tha Bexheti.
