Ruskovska: Absolutisht nuk jam e kënaqur me aktgjykimin për Bojan Jovanovskin

TË FUNDIT

Absolutisht, nuk jam e kënaqur me aktgjykimin për Bojan Jovanovskin, për të cilin vërtet nuk prisja më pak se dhjetë vjet burg. Sa për të dënuarën Katica Janeva, prisja në mes shtatë dhe tetë viteve burg, deklaroi prokurorja publike, Villma Ruskovska pas shpalljes së aktgjykimeve në rastin “Reket”.

Ruskovska paralajmëroi ankesë për të dy aktgjykimet, por vetëm pasi të merrej vendimin me shkrim.

E pyetur nëse ishte e kënaqur me atë se si përfundoi lënda, duke pasur parasysh se nuk u gjet asnjë përgjigje se ku mbaruan paratë, Ruskovska tha që ajo kishte thënë tashmë se nuk ishte e kënaqur me dënimet, veçanërisht për Bojan Jovanovskin.

“Unë mendoj se pjesa më e madhe e tyre përfunduan tek Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kjo është bindja ime personale, duke pasur parasysh që gjithçka që ka blerë pa asnjë të ardhur, ndërsa dhe ju e dini se sa kushton financimi i shtëpisë mediatike”, deklaroi Ruskovska.

Lidhur me hetimin për rastin “Perandoria”, Ruskovska tha se hetimi ishte intensiv, por tani për shkak të korona virusit ende nuk punojnë me palët.

“Me të vërtetë nuk e di se sa do të zgjasë derisa të mbarojë hetimi. Rasti ‘Perandoria’, nëse nuk e konsiderojmë këtë periudhë me virusit korona, është kohë relativisht e shkurtër e marrë nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Me të vërtetë nuk e kam të qartë përse u duhej kaq shumë kohë kur ende ishte në PPS”, deklaroi Ruskovska./MIA

🔴 [ВО ЖИВО] Изјави по пресудата за „Рекет“

🔴 [ВО ЖИВО] Изјави по пресудата за „Рекет“

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 18. Juni 2020