Rusia pretendon se ka penguar sulmet në centralin e Zaporizhias

TË FUNDIT

Kundërofensiva e Ukrainës për të rimarrë qytetin e parë të madh që ra në duart e Rusisë, Kherson, vazhdon ndërsa forcat e saj sulmuan trupat ruse të cilët u kundërpërgjigjën me një sulm tokësor.

Moska ka mohuar se ukrainasit kanë përparuar dhe bën me dije se trupat e saj kanë shpartalluar forcat e Kievit. Në konferencën e saj të përditshme, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron gjithashtu se forcat ukrainase janë  përpjekur të kapin termocentralin bërthamor të Zaporizhias.

Rusia bën me dije se është penguar sulmn me goditje nga helikopterë ushtarakë dhe avionë luftarakë, duke shkatërruar 20 anije ukrainase dhe duke bërë që  ushtarët ukrainas të shpërndahen.

Ndërkohë , ish-Presidenti rus dhe aleati i Putinit Dmitry Medvedev ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj se po përpiqen të provokojnë shpërbërjen e Rusisë. Ai paralajmëroi Perëndimin se një përpjekje për ta shtyrë Rusinë drejt kolapsit do të përbënte një “lojë shahu me vdekjen”.

Sakaq për luftën në Ukrainë kanë folur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë bisedës telefonike është diskutuar për centralin në Zaporizhia dhe për eksportet e grurit jashtë Ukrainës. Dy krerët e shteteve do të takohen më vonë këtë muaj në Uzbekistan.