Rusia ndalon importin e mollëve nga Maqedonia! Geer: Rusia me vendime të këtilla mundohet të tregoj ndikim

TË FUNDIT

Nga 1 dhjetori Rusia ka ndaluar importin për mollët e Maqedonisë me pretekstin se në to janë gjetur miza me ngjyrë kafe.

Siç thuhet në informacionin e Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare të Rusisë, dëmi i bujqësisë ruse nga përhapja e mundshme të këtij insekti  mund të arrijë deri në dy miliardë rubla në vit. Por për momentin nuk dihet se sa do të jetë dëmi për bujqësinë në vendin tonë.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Dejvid Geer tha se jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë shtete tjera Rusia me vendime të këtilla mundohet të tregoj ndikim.

 “Ne po shohim ndikime të ndryshme që po ndodhin si rezultat i luftës së pa provokuar Ruse dhe luftës agresive mbi Ukrainën, konkretisht ky ndikim nuk ndodh vetëm mbi shtetin tuaj por edhe në vende të ndryshme Evropiane dhe në botë”, tha Djvid Geer-ambasador i BE-së në RMV.

Më së shumti ky vendim do t’i prekë prespanët si prodhuesit më të mëdhenj të mollës. Kryetari i Resnjes thotë se  kjo situatë do ta rëndoj edhe më shumë punën e prodhimtarisë në Prespë.

 “Pra me një  fjalë katastrofë, situata është shumë e keqe, kjo e fundit që na ndodhi me importin e mollëve në Rusi ku ishte tregu i vetëm që kishim. Për momentin nuk importojmë në tregun Evropian për shkak të marrëdhënieve bilaterale. Nuk kemi import në Egjipt, Irak, Iran etj. Neve tani na mbeten tregje të vogla siç janë vendet ballkanike “ , tha Jovan Tozievski-kryetar i Resnjës.

E nga ana tjetër, sipas Worldtopexport, Maqedonia në vitin 2020 ka eksportuar mollë në Botë prej 29 milionë dollarësh, prej të cilave edhe 20 milionë dollarë kanë shkuar në Rusi. Por vitin e kaluar ka pasur një rënie të mollëve nga Maqedonia të importuara në Rusi për gati 30%.