Rusia mund të ketë humbur 1/3 e forcave tokësore që nga nisja e pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, raporton Sky News.
Në përditësimin e saj të fundit, Ministria britanike e Mbrojtjes ka raportuar se ofensiva e Rusisë në Donbas, qendra industriale lindore e Ukrainës, ka humbur vrullin dhe ka rënë ndjeshëm.
Ai shtoi se gjatë muajit të fundit Rusia ka dështuar të arrijë ndonjë përparim të konsiderueshëm territorial.
“Forcat ruse janë gjithnjë e më shumë të kufizuara për shkak të moralit të ulët të ushtrisë dhe efektivitetit të reduktuar luftarak”, thuhet në deklaratë.
Moska nisi të synojë Donbasin pasi dështoi të merrte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Dje, Ukraina dhe një institut amerikan pretenduan se Rusia kishte humbur betejën për qytetin verilindor të Kharkivit, një objektiv kyç për Putinin.
