Rusia bombardon spitale dhe çerdhe fëmijësh! Zelenski: Bota duhet ta dijë se kemi të bëjmë me një shtet terrorist!

TË FUNDIT

Vazhdojnë bombardimet e njëpasnjëshme nëpër qytet e Ukrainës. Mëngjesin e sotëm pre e sulmeve ruse ishte qyteti qendror Dnipro.

Në orët e para të mëngjesit ka pasur tre sulme ajrore në qytet. U godit një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh, duke shkaktuar zjarr. Granatime u raportuan gjithashtu edhe në Lutsk, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.

Në ditën e 16 të agresionit rus, u godit një spital psikiatrik pranë qytetit lindor të Ukrainës, Izyum, raportuan autoritetet rajonale. 330 njerëz ishin në spital, por numri i viktimave ende nuk është përcaktuar.

Presidenti i Ukrainës tha se në dy ditët e fundit janë evakuuar 100 mijë njerëz, ndërsa vetëm ditën e djeshme janë evakuuar 40 mijë persona, por qyteti Mariupol është bllokuar nga rusët.

“Në dy ditët e mëparshme ne kemi evakuuar tashmë rreth njëqind mijë njerëz, por Mariupoli dhe Volnovakha janë plotësisht të bllokuar. Ne po bëjmë të pamundurën për të krijuar një korridor human pune. Trupat ruse nuk kanë pushuar duke djegur, duke marrë parasysh këtë unë kam vendosur të dërgoj një kolonë kamionësh në Mariupol me ujë, ushqim dhe medikamente”, tha Zelenski.

Zelenski thotë se ky është një tmerr që duhet ta dijë e gjithë bota.

“Ky është një tmerr i plotë, tmerr i hapur nga terroristë me eksperiencë dhe bota duhet ta dijë këtë, duhet ta pranoj se të gjithë kemi të bëjmë me shtet terrorist”, tha Zelenski.

Zelenski hodhi poshtë pretendimet se ushtria ukrainase ka bërë përgatitje për sulme kimike, ai tha se Rusia po përpiqet të mbulojë me propagandë krimet e kryera në Ukrainë. Autoritetet ukrainase po shpresojnë që sot me sukses do të hapet “korridori humanitar” që civilët ta lëshojnë qytetin bregdetar Mariupol, deklaroi zëvendëskryeministrja Irina Vershçuk. Përpjekjet që të sigurohet vendkalimi kufitar për banorët e bllokuar në Mariupol që të largohen gjatë kësaj jave ishin të pasuksesshme.