Rusi: Policia qëllon një djalosh pas tentimit për terrorizëm

TË FUNDIT

Policia ruse e qëlloi një 16-vjeçar në Tatarstan, ku kryesisht jeton popullatë myslimane, pasi me thikë e kishte sulmuar një polic dhe ka tentuar t’i vë flakën stacionit policor lokal.

Komiteti hetues i Rusisë kumtoi se incidentin do ta trajtojë si tentim për terrorizëm.

Adoleshenti kishte tentuar t’i vë flakën stacionit policor në qytetin Kukmor me ndihmën e një kokteji molotovi, ndërsa para arrestimit kishte therur një nëpunës policor tri herë.

Një tjetër polic ka shtënë disa plumba në ajër si paralajmërim, pas çka është detyruar të hapë zjarr në drejtim të djaloshit. Nga lëndimet e marra sulmuesi ka vdekur para se të mbërrinte ndihma mjekësore.

Tani për tani nuk është i ditur motivi për sulmin, ndërsa organet kompetente ngritën procedurë penale.