Rusi për tre ditë me radhë ka regjistruar mbi 500 humbje jete nga Covid-19. Në 24 orët e fundit 510 pacientë kanë humbur betejën me virusin korona.
Sipas Shtabit të krizave, në vend janë regjistruar 27.100 raste të reja të infektimeve.
Numër më të madh të të infektuarve ka në Sankt Peterburg – 3.695, ndërsa në rajonin e Moskës janë regjistruar 1.065 raste të reja”.
Nga fillimi i epidemisë në Rusi janë infektuar 2.242.633 persona, prej të cilëve deri tani kanë vdekur 39.068.
