Rusi, arrestohen mbi 90 protestues

TË FUNDIT

Më shumë se 90 protestues u arrestuan në qytetin perëndimor rus të Shën Petersburgut të martën, ndërsa protestonin kundër luftës në Ukrainë, sipas Shërbimit Rus të BBC.

Protesta u zhvillua në qendrën tregtare Gostiny Dvor në Nevsky Avenue në qendër të qytetit, përcjellë rtv21.tv

Policia ruse arrestoi protestuesit dhe të paktën një gazetar në harkun e 30 minutave, raporton BBC duke cituar Zaks.ru.

Një ditë më parë, policia në qytet arrestoi rreth 900 protestues kundër luftës në Ukrainë./21Media