Rusët kanë kryer sulme të reja në Ukrainë

TË FUNDIT

Forcat ruse nisën sot sulme të reja në qytetet ukrainase, ndërsa votimi vazhdon në “referendumet” e organizuara nga Rusia në zonat ukrainase nën kontrollin e saj për t’i hapur rrugën aneksimit të tyre nga Moska.

Guvernatori i Zaporozhjes, Oleksander Staruk, tha se rusët kanë kryen sulme në objektet e infrastrukturës në qytetin Dnjepropetrovsk, se një ndërtesë banimi u godit dhe një person vdiq ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Forcat ruse goditën gjithashtu zona të tjera në Ukrainë ku ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile u dëmtuan.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi se Rusia po synonte Digën Peçenihi në lumin Severski Donjeck në Ukrainën verilindore, pas sulmeve të mëparshme në digën pranë qytetit të Krivji Rih që shkaktuan përmbytje në lumin Inhulec.