Ka mbërritur vendimi me të cilin rubini i Maqedonisë zyrtarisht mbrohet si një gur gjysmë i çmuar unik. Me këtë, rubini që gjendet në Prilep dhe Mariovë fiton statusin e trashëgimisë kombëtare minerale të mbrojtur. Aktivitetet për mbrojtjen e rubinit maqedonas filluan në shtator 2025. Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska tha se vazhdojmë më tej edhe me mbrojtjen e llojeve të caktuara të mermerit.
“Maqedonia e mbrojti rubinin maqedonas. Dhe nga tani e tutje, nga sot kemi një brend dhe do të bëjmë fushatë që edhe Evropa dhe bota të mësojnë se edhe ne si Maqedoni kemi me çfarë të krenohemi, sepse ai është rubini i vetëm në Evropë. Mbrohet emërtimi gjeografik ‘rubini maqedonas’ me tregues gjeografik për produktin gur gjysmë i çmuar rubin, i cili vjen nga zona më e gjerë e Prilepit në kuadër të masivit pellagonik”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjetikës.
