Edhe Rruga e banjës në Tetovë rrezikon kalimtarët në kohën kur kemi të reshura të shiut apo të borës. Rrëshqitje të dheut gurë në mes të rrugës dhe bllokim të rrugës ka çdo herë pas reshjeve të shiut apo borës. Edhe pse kjo rrugë u ndërtua vetëm para dy vitesh, e njëjta vazhdon të përbëjë rrezik për kalimtarët. Në kohë dimri ky lokacion nuk është edhe aq i frekuentur për qytetarët por ato pak qytetarë që kalojnë janë të rrezikuar.
Rruga e banjës së Tetovës është një ndër rrugët më të rrezikshme sidomos kur kemi të reshura të shiut apo të borës, mosndërtimi i murit anësor e bën këtë rrugë më të rrezikshme sidomos në këtë periudhë.
Qytetarët që takuam nuk duan të flasin të gjithë para kamerave. Ata thonë se janë lodhur duke shprehur revoltën.
“Kjo dikur nuk ka qenë tash është mirë, por a është deri tek ndërtuesi apo tek projekti duhet të shihet”, tha një qytetar.
Por nga Komuna e Tetovës në një përgjigje me shkrim thonë se janë të njoftuar me këtë problematikë dhe është duke u punuar. Sipas tyre punët do të duhet të fillojnë shumë shpejt me çka është zgjedhur edhe kompania që do të kryej punët për zgjidhjen e këtij problemi pa përmedur saktësishtë se si do të zgjidhin këtë problem. Nga Komuna e Tetovës apleojnë tek qytetarët që të jenë të kujdeshëm nga pasojat që mund t’i sjellë rrëshqitja e dheut.
“Ekipet tona intervenojnë në të shumtën e rasteve kur ka edhe rrëshqitje të dheut. Këtë problem jemi përpjekur që ta zgjidhim me mure mbrojtës por me kalimin e kohës e pamë se i njëjti është i pamundshëm pasi që rrënohet. Dhe për këtë u punua një projekt i madh, për realizmin e këtij projekti kemi të nënshkruar edhe një kontratë me një kompani dhe shpresojmë se me realizimin e këtij projekti nuk do të kemi rrëshqitje të dheut”, theksojnë nga Komuna e Tetovës.
Sipas komunës, kjo rrugë që është ndërtuar ka për qëllim që të dalë në fshatin Brodec, më pas fshatrat Veshallë e Bozovcë do ta kenë më të lehtë për të zbritur në qytet. Tani për tani fshati Bozovcë, Veshallë dhe Brodec, për të ardhur në qytet, kalojnë nëpër Shipkovicë.
