Kjo rrugë përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë dhe turistë.
Gropat e shumta dhe dëmtimet e asfaltit e bëjnë të vështirë qarkullimin normal të veturave në aksin që të çon në Kanionin e Matkës, ku shoferët duhet të ulin shpejtësinë ose të anashkalojnë me kujdes gropat në e asfalt.
Qytetarët të zhgënjyer nga gjendja.
“Me veturat pak si them prishen, nuk është mirë. Gropa gjithandej, disa herë kanë thënë që do të bëhet, kohë të gjatë jo vetëm vitin e kaluar. Të huajt vijnë, fotografi e keqe është”, tha një qytetar.
“Të rregullohet, çfarë tjetër të kërkojmë të rregullohet rruga, më shpesh të ketë autobusë në 1 orë ka”, tha një qytetare.
Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, thotë se në buxhetin e vitit 2026 në kuadër të Qytetit të Shkupit është paraparë edhe rruga e Matkës.
“Në mbledhjen e parë në kuadër të Qytetit të Shkupit, 10 kryetarët kemi biseduar gjerë e gjatë lidhur me buxhetin për vitin 2026 dhe një nga projektet që parashihet për vitin 2026 është ajo rrugë Kanioni i Matkës ku komuna e Sarajit, projektin themelor edhe i njëjti besoj se do të inkorporohet në kuadër të buxhetit të 2026-tës dhe Qyteti i Shkupit do ta bëj të njëjtin investim”, deklaroi Muhamed Elmazi – kryetar i Komunës së Sarajit.
Me vite të tëra kjo rrugë është në gjendjen e njëjtë, edhe pse që para 2 viteve u tha se po përgatitet projekt për rregullimin e saj.
