Rritje e pagave deri në 40% për të punësuarit në Prokurori, paralajmëron kryeprokurori Sаveski

TË FUNDIT

Të punësuarit në Prokurori do të përfitojnë rritje të pagave deri në 40 për qind, në bazë të marrëveshjes së re kolektive. Këtë e paraljmëroi kryeprokurori Nenad Saveski, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Click Plus” në TV21.

Sipas Saveskit, rritja e pagave nuk do të bëhet menjëherë, por në mënyrë graduale, në disa faza.

Ai thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe pagat më të larta janë hapa të rëndësishëm për rritjen e motivimit dhe profesionalizmit të të punësuarve, si dhe për uljen e rrezikut nga korrupsioni.

Saveski në intervistë pritet të zbulojë edhe detaje të tjera lidhur me funksionimin dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria.

Intervistën ekskluzive me kryeprokurorin publik mund ta ndiqni në emisionin “Click Plus”, të enjten, në orën 21:30, në TV21.