Rritje 20% e pagave për punonjësit shëndetësor për dy muajt e ardhshëm

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk se Qeveria parashikon shpërblim prej 20 për qind të pagës bazë për dy muaj për punonjësit e shëndetit. Sipas Filipçes, kjo përfshin mjekët dhe personelin mjekësor të Klinikës për          sëmundje infektive, departamentet e sëmundjeve infektive, Institutin e
shëndetit publik dhe Qendrave të shëndetit publik, si dhe të gjithë anëtarët e ekipeve të urgjencës mjekësore. “Mirënjohje punonjësve më të ekspozuar shëndetësorë në luftën kundër Kovid-19”, shkruan Filipçe.