Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanoski thotë se heqja e marzhës tregtare nga ana e Qeverisë do të rris inflacionin në vend, përcjell TV21. Stojanoski thotë se produktet bazë do të rriten fillimisht për 5 për qind.
“Nga mëngjesi i sotëm, çmimet e produkteve ushqimore bazë si mielli, vaji, mishi, vezët, buka, orizi, qumështi janë më të larta për të paktën 5%. Inflacioni në prill kur kishte disa masa ishte 10.5%, sa do të jetë për qershorin me një cunami të tillë çmimesh që po na ndodh?!”, tha Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Deputeti Stojanoski kërkon që të pranohen dy propozim-ligjet e opozitës për zbutjen e krizës ekonomike.
“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Ripërtëritjen e Maqedonisë, duke e ditur se sa e papërgjegjshme është qeveria, hartuan dy ligje me të cilat akciza për derivatet e naftës do të përgjysmohet ndërsa taksa do të realizohet me 5%, në vend të 18% që është tani, ndërsa produktet ushqimore do të përjashtohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022”, tha Stojanoski.
