Rritja e çmimeve, Bekteshi fton qytetarët të paraqiten në këtë numër

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka ftuar qytetarët që në rast se vërejnë rritje të çmimeve, të paraqiten në numrin falas 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Në këtë linjë telefonike pa pagesë, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë“ shkroi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, transmeton TV21.

MARKETING I PAGUAR POLITIK