Rritet presioni ndaj Johnson-it, shtohen ligjvënësit që kërkojnë të largohet

TË FUNDIT

Kryeministri britanik Boris Johnson ndodhet sërish nën presion për t’u dorëhequr për shkak të skandalit “Party-gate”.

Ai shpresonte ta mbyllte çështjen me publikimin e një raporti zyrtar lidhur me festat e mbajtura në kohë pandemie, tek disa prej të cilave kishte marrë pjesë personalisht.

Thirrjet për dorëheqjen e tij nga opozita ka gjasa të mos marrin fund kurrë, por tani është edhe këshilltari standard i kryeministrit, Lord Geidt, që thotë se ekzistojnë dyshime legjitime se ai shkeli kodin ministerial të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri i ka kthyer përgjigje këshilltarit të tij duke thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim për të shkelur rregulloren dhe se ai kishte qenë tërësisht transparent përpara Parlamentit dhe popullit britanik.

Por aktualisht besohet se numri në rritje i ligjvënësve të partisë së Johnson që i bëjnë thirrje atij për t’u larguar mund të çojë në mbajtjen e një votëbesimi për liderin.