Rritet numri i mashtrimeve në BE, mbi 5 miliardë euro fonde janë shpenzuar në mënyrë joekonomike

TË FUNDIT

Mbi pesë miliardë euro nga fondet e BE-së vitin e kaluar janë shpenzuar në mënyrë joekonomike, kumtuan mbrëmë revizorët e Unionit, duke cekur se autoritetet nacionale shpesh kanë gabuar në shpërndarjen e mjeteve, por njëkohësisht duke cekur edhe numër të rritur të rasteve të dyshimeve për mashtrim.

Gjykata evropiane e revizorëve (ECA) që është përgjegjëse për vlerësim të buxhetit të BE-së, në raportin e vet vjetor vlerësoi se mesatarisht tre për qind nga 181,5 miliardë euro shpenzime të vitit të kaluar ishin të parregullta, që është rritje në raport me shpenzimet kur në parregullsi bënin pjesë 2,7 për qind.

“Niveli i gabimit tek shpenzimet me rrezik të lartë ishte gjithnjë e më i përfaqësuar”, ceket në raportin revizor që në përgjithësi jep “mendim të pavolitshëm” për shpenzimet e vitit të kaluar të bllokut 27-anëtarësh të vendeve.

Sipas revizorëve, gabimet kryesisht janë shkaktuar nga problemet që i patën autoritetet nacionale gjatë zbatimit të rregullave të ndërlikuara dhe kritereve për zgjedhje të shfrytëzuesve të mjeteve. “Kjo nuk bën pjesë në mashtrim apo shpenzim të mjeteve”, thonë ata.

Megjithatë, ata identifikuan 15 raste të mashtrimit potencial, dukshëm më shumë se sa gjashtë në vitin e kaluar.

Mendimet e revizorit nuk çojnë drejt pasojave të drejtpërdrejta, por mund të nxisin hetime për raste të dyshimit për mashtrim, ndërsa autoriteteve u mbetet t’i shfrytëzojnë për përmirësim të mënyrës së mjeteve të përcaktuara viteve të ardhshme.

Autoritetet nacionale dhe lokale në 27 vendet anëtare të BE-së janë përgjegjëse për shpenzim të pjesës më të madhe të fondeve të BE-së.