Rrihet një nxënës në Bogovinë, policia ndaloi arsimtarin! Rasti po hetohet

TË FUNDIT

Në këto po pamje shihet një arsimtar duke rrahur nxënësin. Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” të komunës së Bogovinës. Rastin në polici e ka paraqitur babai i nxënësit, ndërsa më pas policia menjëherë e kanë ndaluar arsimtarin për ta marrë në pyetje.

Minur Asani përgjegjësi i sektorit për arsim në komunën e Bogovinës thotë se rasti ka ndodhur jashtë objektit të shkollës, ndërsa deri më tani asnjë prind ose nxënës nuk është ankuar për rastin në fjalë.

“Rasti ka ndodh jashtë hapësirës së shkollës dhe sipas informacioneve që kemi me drejtorinë, organet kanë filluar të hetojnë rastin të merren me këtë rast. Ne si komunë si njësi për arsim nga ana  e shkollës, nga ana e ndonjë prindi nuk ka paraqitur ndonjë ankesë se arsimtari në fjalë ka pasur ndonjë sulm verbal ose fizik”, është shprehur Asani.

“Në shkollën Abdyl Frashëri të komunës së Bogovinës për momentin gjendet inspektorati shterpor i arsimit. Inspektorati është duke hetuar se çfarë realisht ka ndodhur në videon e shfaqur ku një nxënës rrihet nga një arsimtar. Gjatë ditës së sotme do të mblidhet edhe këshilli i shkollës për të parë se çfarë masa do të ndërmerren kundër arsimtarit të shfaqur në video ndërsa ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë ngjarje edhe gjatë ditës së nesërme”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Se çfarë ka konstatuar inspektorati shtetëror i arsimit dhe cilat do të jenë masat që do të merren mbetet të shihet.