“Rrezik biologjik!” Jepet alarmi: Paraushtarakët futen në laboratorin ku mbahen mostra të poliomielitit, kolerës dhe fruthit

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar alarmin të martën për një rrezik të madh biologjik pasi paraushtarakët në Sudan kanë pushtuar laboratorin qendror të shëndetit publik.

OBSH thotë se në godinën ku janë futur personat e armatosur në kryeqytetin Khartoum mbahen mostra të sëmundjeve të rënda si poliomielitit, kolerë dhe fruthit.

“Ekziston një rrezik i madh biologjik i lidhur me pushtimin e laboratorit qendror të shëndetit publik… nga njëra prej palëve në konfliktin e armatosur”, u tha gazetarëve në Gjenevë Nima Saeed Abid, përfaqësuese e OBSH-së në Sudan, përmes një lidhjeje “live” nga Sudani. “Ky është shqetësimi kryesor: nuk ka asnjë mënyrë që ekspertët të futen në laborator dhe të marrëin nën kontroll materialet biologjikë”, shtoi OBSH.