Druhet se nën rrënoja ka edhe mjaft punëtorë të vdekur Druhet se nën rrënoja ka edhe mjaft punëtorë të vdekur
Më shumë se 50 punëtorë janë ngujuar pasi një ndërtesë në ndërtim në Arabinë Saudite u rrënua, njofton agjencia zyrtare e lajmeve SPA.
Aksidenti ndodhu rreth drekës në provincën qendrore saudite Kasim. Mbi 50 punëtorë kanë mbetur nën rrënojat e qendrës së ardhshme të kongreseve të Universitet në Kasim.
Ka filluar menjëherë kërkimi për të mbijetuarit dhe raportohet se katër prej tyre deri tash janë nxjerrë nga rrënojat.
Zëdhënësi i Universitetit, Bandar al-Roshodi konfirmoi për televizionin saudit se ka shumë të plagosur, duke shtuar se shumica e punëtorëve janë nga Pakistani por që në mesin e të ngujuarve ka edhe punëtorë nga vende tjera të botës.
