Të rinjtë gjithnjë e më shumë online, BE paralajmëron për pasojat në shëndetin mendor

TË FUNDIT

Komisioni Evropian ka ngritur shqetësimin për ndikimin në rritje të rrjeteve sociale në shëndetin mendor të të rinjve, duke paralajmëruar masa më të forta për mbrojtjen e të miturve në internet. Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, pothuajse një në tre adoleshentë në Evropë thonë se rrjetet sociale i bëjnë të ndihen të stresuar, të trishtuar ose të përjashtuar.

Të dhënat tregojnë se adoleshentët kalojnë mesatarisht 4.5 orë online gjatë ditëve të shkollës dhe mbi 6 orë gjatë fundjavës, ndërsa 14 për qind raportojnë më shumë se 10 orë përdorim të ekranit në ditë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se ndikimi i platformave digjitale në mirëqenien mendore të të rinjve nuk mund të neglizhohet dhe kërkon veprim të menjëhershëm.