Qindra qytetarë me qeset plot, me ushqime, pemë dhe perime, janë furnizuar për 85 orët e ardhshme të karantinës, aq sa do të zgjasë ora policore në vend.
Por, derisa institucionet shtetërore bëjnë apel që të mbahet distanca sociale për mospërhapjen e Covid 19, nga situata e këtillë rrezikohen edhe më shumë shitësit. Ata thonë se mbyllja e tregut për çdo të enjte, kur është edhe ditë pazari në Tetovë, dhe hapja në orare të caktuara, grumbullon me qindra qytetarë në treg.
Shitës: “Më mirë është që çdo ditë të punojë tregu se kështu kur na grumbullohen, se do të kemi punuar ne dhe deri të martën ne duhet të qëndrojmë. Sot bëhet shumë rrëmujë dhe nuk ka punë, a rrëmujë bëhet shumë”.
Shitës: “Po vetë e bëjnë këtë , kështu më shumë jemi të rrezikuar, më parë nuk ishte kështu, deri sa e krijuan këtë gjendje kështu”.
Shitës: “Po tash ka nga ora 11 deri në ora 12 mund të ketë, po pastaj frikësohen dhe ikin të gjithë në shtëpi”.
Por nga Komuna e Tetovës thonë se nga rastet e reja këtë javë në Tetovë, është e nevojshme edhe rritja e kujdesit.
“Vlerësimi është se kemi një tendecë në rritje, që apsolutisht edhe një herë na rikujton se duhet një angazhim më i madh dhe një kujdes I jashtëzakonshëm I yni dhe I të gjithë neve për të mbrojtur njëri-tjetrin nga ky virus”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.
Komuna e Tetovës që pesë javë me radhë është duke ndaluar funksionimin e ditës së tregut, nërsa edhe përkundër kësaj, pamjet dëshmojë se kjo masë po rrezikon qytetarët.
