Aksion policor për shkatërrimin e një grupi të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe korrupsion

TË FUNDIT

Aksion policor kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në kontrabandë dhe vepra penale korruptive po zhvillohet që nga orët e mëngjesit, nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Prokuroria.

“Nën drejtimin e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve pranë PTHP-së për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme – Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë, herët në mëngjes ka nisur një aksion policor për shkatërrimin e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe vepra penale të natyrës korruptive. Në vijim janë kontrollet dhe veprime të tjera hetimore në disa lokacione. Pas përfundimit të tyre, Prokuroria do ta informojë më në detaje opinionin publik”, thonë nga Prokuroria.