Rregullatori britanik për medikamente me paralajmërim për anafilaksi për vaksinën e “Fajzer/Biontek”

TË FUNDIT

Rregullatori britanik për medikamente kumtoi se secili që ka pasur anafilaksi të medikamentit apo ushqimit, nuk duhet të vaksinohet me vaksinën kundër Kovid-19 të Fajzer/Biontek, duke dhënë udhëzim të plotë për paralajmërimin paraprak për alergji të vaksinës.

Britania e Madhe filloi të martën vaksinimin masive të popullatës.

Agjencia për medikamente dhe prodhime shëndetësore (MHRA) kumtoi se ka dy raporte për anafilaksi dhe një për reagim të mundshëm alergjik nga vendosja e vaksinimit.

“Secili person me histori të anafilaksisë së vaksinës, medikamentit apo ushqimit nuk duhet ta marrë vaksinën e Fajzër/Biontek”, tha drejtoresha ekzekutive e MHRA-së, Xhun Rejn.

Ajo shtoi se shumica e njerëzve nuk do të kenë anafilaksi dhe se përfitimet nga mbrojtja e njerëzve nga Kovid-19 i tejkalon rreziqet.

“Mund të jeni absolutisht të sigurt se kjo vaksinë i përmbushë standardet robusike të sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të MHRA-së”, tha Rejn.

Ajo theksoi se reagimet e këtilla alergjike nuk kanë qenë pjesë  hulumtimeve klinike të Fajzer. Megjithatë, reagimet alergjike mund të shkaktohen nga komponenti i vaksinës i quajtir polietilen glikol apo PEG, që ndihmon të stabilizohet vaksina, e jo të gjendet në llojet e tjera të vaksinave.

Anafilaksia është reagim tej mase i sistemit imunologjik, ndërsa Shërbimi nacional shëndetësor e përshkruan si reagim serioz dhe ndonjëherë të rrezikshëm për jetë. Udhëzime më të plota që sqarojnë se rreziku kryesor në mënyrë specifike është anafilaksia, janë dhënë pas konsultimeve me ekspertët për alergji. MHRA fillimisht këshilloi që secili me histori të “reagimeve të konsiderueshme alergjike” të mos e marrin vaksinën.

Fajzer/Biontek kumtoi se e mbështesin hulumtimin e MHRA-së.

Javën e kaluar, MHRA-ja britanike ishte e para në botë që miratoi vaksinë të zhvilluar nga Bionteku gjerman dhe Fajzer, përderisa Administrata amerikane për ushqim dhe medikamente (FDA) dhe Agjencia evropiane për medikamente (EMA) vazhdojnë t’i analizojnë të dhënat.