Çmimet e naftës rriten pas përshkallëzimit të konfliktit SHBA-Iran

TË FUNDIT

Çmimet e naftës në bursat aziatike u rritën mëngjesin e sotëm, pasi SHBA-ja sulmoi ishullin iranian Larak, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj bazave amerikane në rajon. 

Nafta Brent e Detit të Veriut u tregtua me 2,88 për qind më shtrenjtë se një ditë më parë, në 90,64 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, çmimi i naftës së lehtë amerikane WTI u rrit gjithashtu me 2,88 për qind, duke arritur në 85,75 dollarë për fuçi.

Rritjes së çmimeve i kontribuoi edhe deklarata e presidentit amerikan Donald Trump se ishulli Kharg, terminali kryesor iranian i naftës, është shkatërruar. Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim të pavarur se infrastruktura e naftës në Kharg është goditur.