Rrëfimi për Shqiponjën mes vdekjes dhe rilindjes

TË FUNDIT

Sipas një tregimi Shqiponja jeton njëlloj sa një njeri. Por në qoftë se dëshiron ta përjetoj moshën 80 vjeçare, asaj i duhet të marrë një vendim të vështirë: Ta kaloj rrugën e jetës me dhimbje apo të rilindet përsëri.

Kur shqiponja ti mbush të të dyzetat, kthetrat e saja të gjata dhe elastike nuk munden më të gjejnë pre, e cila i shërben si ushqim.

Sqepi i saj i gjatë dhe i mbrehtë shtrembërohet.

Krahët e saj të vjetër dhe të rëndë i ngjiten për gjoksi, për këtë shkak ajo nuk mund të fluturoj.

Në këtë rrethana, Shqiponjës i mbeten dy mundësi – të vdesë, ose ta kaloj jetën përmes një procesi të dhimbshëm të ndryshimeve që mund të zgjasin deri në 150 ditë.

Ky proces kërkon nga Shqiponja të arrijë në maje të malit dhe të ulet në folen e saj. Atje ajo i bie gurëve me sqepin e saj deri sa ai të bie plotësisht. Pastaj pret ti dal sqepi i ri. Me sqepin e ri i godet kthetrat e vjetra derisa sa ti dalin të rejat.

Vetëm atëherë pas 5 muajve Shqiponja përsëri mund të fluturoj në fluturim dhe të jetoj edhe 40 vite tjera, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Këshillë:

Shumë herë, për të mbijetuar duhet të fillojnë procesin e ndryshimit. Duhet të lirohemi nga disa kujtime, shprehi të këqija dhe nga shoqëria e keqe.

Vetëm të çliruar nga e kaluara dhe të freskuar me shpresë, mundemi ta jetojmë të tashmen!