Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se qëndron prapa deklarimeve të mëhershme për zhvillimet brenda LDK-së. Për sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, Osmani tha se vlejnë të njëjtat deklarime.
“Jam deklaruar për këto tema më herët. Vlejnë të njëtat”, tha shkurt Osmani, para selisë së LDK-së.
Kujtojmë se ditë më parë, Osmani ka shprehur mbështetjen e saj për Abdixhikun. Ndërkaq, KosovaPress ka raportuar të dielën se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
