Një i ri 20 vjeçar me prejardhje nga Kosova është vrarë mbrëmë në Suedi, në rrethana tragjike. I riu dyshohet se u privua nga jeta aksidentalisht, gjatë një përleshje mes bandave kriminale.
Rreth orës 21:00 të së dielës, policia mori një alarm për të shtëna me armë në zonën Kvarngärdet në Uppsala. Menjëherë u ndërmor një operacion i madh policor, ku u angazhuan disa patrulla dhe zona u rrethua plotësisht. Në vendngjarje u panë edhe dy autoambulanca.
Fillimisht, policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen, por më vonë konfirmoi se një burrë në të njëzetat kishte humbur jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
Familjarët e viktimës janë njoftuar.
