Një polic është rrahur nga dy qytetarë në Mitrovicë, përderisa ishte duke drejtuar trafikun. Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:00, në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor kishte kërkuar nga të dyshuarit që ta largojnë veturën e tyre të parkuar në mënyrë të parregullt.
Personat A.L 18 vjeçar dhe D.L 23 vjeçar janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
“Të dyshuarit duke mos përfillur urdhrat e zyrtarit policor përnjëherë kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Pas inetervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarve të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë” thuhet në një komunikatë për media./21MEDIA
