Ronela Hajati tregon për komentin më të keq që merr

TË FUNDIT

Ronela Hajati është njëra prej këngëtareve shqiptare që shquhet për vokalin e veçantë dhe talentin që ka në muzikë.

33-vjeçarja ka shumë raste kur është shprehur se kritikohet nga ndjekësit për format trupore e peshën që ajo e ka.

Në një postim në Instagra, Ronela së fundmi ka treguar se cili është komenti më i keq që ajo e merr.

“Komenti më i keq që lexoj për vetën është krahasimi me lopën…98 për qind e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore”, ka shkruar ndër tjera Ronela në Instagram.