Roman Abramovich tani nuk mund ta shesë Chelsean pasi Mbretëria e Bashkuar i ngriu pasuritë

TË FUNDIT

Sot pronari i klubit anglez të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, dhe gjashtë oligarkë të tjerë rusë janë sanksionuar nga Britania e Madhe.

Në vendimin për sanksionim bëhet e ditur se do të bëhet ngrirja e aseteve, duke përfshirë klubin e futbollit Chelsea. Kjo i pamundëson Abramovich që të shesë Chealsea.

Abramovich ka qenë në qendër të kritikave pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, për lidhjet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sanksionet vlerësohet të jenë rreth 20 miliardë dollarë, tha Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.