“Dua të ju pyes në fillim si e shihni shtetin si persona të rinj, sa jeni të kënaqur dhe për kushtet që ua ofron si të rinj, nga një deri në pesë?
Dy. A ka ndokush ndonjë vlerësim më të madh? Tre. Tre e gjysmë – katër, mirë, faleminderit për përgjigjet e sinqerta”.
Kështu u përgjigjën përfaqësuesit e forumeve rinore të partive, në lidhje me atë se sa janë të kënaqur me kushtet në vendin tonë. Ndërsa vlerësojnë se roli i tyre në parti po forcohet.
“Ndryshe nga vitet e mëparshme mendoj se të rinjtë e forumeve rinore më fuqishëm dhe më me energji e tregojnë dhe deklarojnë qëndrimin e tyre”, tha Dino Bllazheski – VMRO partia popullore.
“Këta njerëz këtu kanë fuqi të sjellin ndryshim dhe qëndrimi ynë i përbashkët është se shujta e subvencionuar duhet vazhdimisht të rirregullohet dhe normalisht me konsensus të të gjitha partive dhe normalisht që të vihet te konsensusi, të rinjtë nga partitë politike duhet ta ngritin zërin dhe të thonë po, kjo nuk është për partinë politike as për pikë por për të mirën e të rinjve”, tha Marko Mihajllovski – rinia LSDM.
Kryetarja e Forumit Rinor “Znam” thirri të rinjtë që të jenë më të bashkuar që të vendosin për politikat e të rinjve dhe në përgjithësi.
“Ne jemi shumë të ndarë, kur të ketë kështu ngjarjesh duhet që… shoh se momentalisht këtu nuk janë ata që më së shumti rrahin gjoks. Ja se si është situata me të rinjtë, mendoj se duhet të jemi më të bashkuar kur bëhet fjalë për interesat tona”, është shprehur Milla Petrushevska – kryetar e FR ZNAM.
Por a mund të manipulohen të rinjtë në zgjedhje?
“Jo, jo. Të rinjtë janë të arsimuar, kanë përvojë dhe nuk mund askush t’i manipulojë”, tha Visar Palloshi, PDSH.
Këtë debat me temë “Roli i të rinjve në forcimin e kulturës demokratike” e organizoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska. Ajo kritikoi përfaqësuesit e partive që nuk morën pjesë dhe apeloi që dialogu politik të bëhet normalitet.
“Mundësi të thuhen qëndrimet dhe thjeshtë të bëhet konsensus për çështje të cilat na tangojnë të gjithve. Unë jam e bindur se të gjithë duam të ndërtojmë konsensus për atë se çfarë arsimi duam, e ndryshimi i vazhdueshëm i garniturave politike dhe ministrave në MASh, ne na japin rezultatin që kemi”.
Përfaqësues të organeve rinore të partive politike në vend dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u ftuan në këtë ngjarje që pritet të bëhet tradicionale, me qëllim ndërtimin e kulturës së dialogut dhe një atmosfere demokratike në prag të zgjedhjeve.
