Roli i Kuvendit në gjendje të jashtëzakonshme? Zyberi: Do të verifikonte vendimet e Qeverisë dhe Presidencës

Must Read

Reagim i TV21: “Po bëhet presion ndaj punës së redaksisë së televizionit?”

https://youtu.be/KKte24wRBOo Për arsye ende të paqarta, të paktën deri më tani, Televizioni...

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak...
- Advertisement -

Deputetëve nuk u është ndërprerë mandati, pasi Kuvendi ka shkuar në pauzë për shkak të zgjedhjeve që duhej të mbaheshin në prill të 2020. Mandati i kësaj përbërje parlamentare ndërpritet në rast se verifikohet mandati i deputetëve të ri dhe për këtë shkak sipas juristit Naser Zyberi nuk është problem nëse konvokohet Kuvendi sërish.

“Gjatë kësaj periudhe deputetët janë me mandat. Ata gëzojnë imunitet. Ata realizojnë të ardhura për detyrën për të cilën janë zgjedhur dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vihet në diskutim mandati i tyre si deputet, përkundrazi. Ndërsa çështja e funksionimit të Parlamentit, është çështje tjetër dhe ajo është suspenduar me aktin e shpërndarjes dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme”, tha Naser Zyberi, jurist.

Sipas juristit Naser Zyberi, në seancën e konvokuar do të kryhej vetëm një akt, që është konstatimi i kushteve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Për shkak se kushtet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme janë konstatuar nga Këshilli për siguri nacionale dhe ekspertët medicinal të konsultuar nga presidenti Stevo Pendarovski, Zyberi vlerëson se nuk ka nevojë të konvokohet seanca as për këtë qëllim.

“Kuvendi në rast se konvokohet do ta konstatonte një çështje tashmë të konsumuar dhe përsëri do të shpërbëhet. Sepse gjendja e jashtëzakonshme do të thotë t’i jepen autorizimet qeverisë dhe presidentit t’i ushtrojë detyrat që janë kompetencë të vetë Parlamentit. Që do të thotë, në tërësi aktiviteti i Parlamentit, aktiviteti juridik-ligjdhënës është bartur në dy bartës të pushtetit, që do të thotë te Qeveria dhe presidenti”, tha Naser Zyberi, jurist.

Por, konvokimi i seancës për gjendjen e jashtëzakonshme a do të krijonte mundësinë për verifikim të dekreteve të miratuara nga Qeveria në emrin e gjendjes së jashtëzakonshme?

“E kjo është çështje që duhet ta konstatojë, eventualisht parlamenti nëse konvokohet ose parlamenti i ardhshëm pas zgjedhjeve”, tha Naser Zyberi, jurist.

Zyberi si arsye të moskonvokimit të Kuvendit, e sheh edhe faktin se vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë së virusit korona. Tash për tash, ende nuk ka një vendim se kur do të mbahen të njëjtat.

- Advertisement -

Latest News

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 8...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak mosmenaxhimit të mirë të institucioneve...

Debati për zgjedhje parlamentare në kohë të vështirë pandemie!

https://www.youtube.com/watch?v=sI0lua3QUmA&feature=youtu.be Partitë politike për interesat e tyre hapën temën e zgjedhjeve në kohë pandemie dhe në këtë...

“Nëse shkëputet lidhja, bie nga provimi”, studentët ankohen për provimet online

https://www.youtube.com/watch?v=dWgw6toP8dg&feature=youtu.be Nga shtëpia me kompjuterë dhe laptopë personal, kështu do t’i realizojnë provimet studentët e Universitetit të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -