Rishikimi i konceptit për arsim fillor – Për Janevskën është i parealizueshëm, për Shaqirin nuk ka pasur probleme

TË FUNDIT

Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, edhe njëherë ka paralajmëruar revizion të konceptit për arsim fillor e për të cilën do të bashkëpunojnë me Byronë për Zhvillim të Arsimit. Për ministren Janevska problematike është integrimi i lëndëve, por megjithatë, nuk do të thotë se koncepti nuk ishte i mirë. Thotë se revizioni, duhet të zgjatë një vit ose diçka më tepër.

“Më problematike ishte integrimi i lëndëve, kjo nuk ishte e pranueshme as nga fella e ekspertëve e as nga mësimdhënësit praktikantë.
-Mirë por duke mos dashur të politizojmë, a do të thotë kjo se nuk është e mirë?
-Kjo nuk do të thotë se nuk është mirë. Asnjëherë nuk kam thënë se nuk është mirë. Kjo është e parealizueshme në Maqedoni. Është aq shumë e komplikuar, unë nuk arrij të gjejë dobësi serioze në planet e tyre mësimore, programet janë çështje tjetër, por kjo në Maqedonia është e parealizueshme. Princip i tillë nuk është i afërt as për nxënësit as për arsimtarët e as për prindërit. Kjo i huton dhe u shkakton revoltë”, tha Janevska.

Ish ministri i Arsimit Jeton Shaqiri për TV21, duke komentuar këto paralajmërime për revizion, shprehet i kënaqur se nga ministrja e re nuk është kontestuar as koncepti, as programi e as përmbajtja e programit.

“Nuk është kontestuar aspekti i programit, aspekti i konceptit, aspekti përmbajtësor programor dhe programit të reformës por është vënë kontestimi i zbatimit të integrimit të lëndëve dhe mënyra e realizimit të tyre. Do të thoja nëqoftëse lënda e shkencave natyrore në klasën e shtatë, gjegjësisht tash po integrohen më shumë se kemi pasur më pak integrime në klasën e gjashtë dhe për herë të parë duhet integruar në klasën e shtatë, atë element ministrja po e konteston për arsye përgatitjeve nëpër shkolla”, tha Shaqiri.

Ish ministri Shaqiri shton se gjatë realizimit të programit nuk ka patur asnjë problem.

“Aspak nuk kemi patur probleme në realizimin e konceptit. Ju e dini që bashkërisht i kemi patur të gjitha sfidat dhe betejat të cilat u kemi qëndruar dhe vazhduar. Nga klasa e parë deri në të gjashtën edhe ministrja e konfirmoi që tekstet janë shpërndarë nëpër shkollat siç e kam thënë paraprakisht. Por kur them për sfidat dhe betejat me programet e reja pranuam që do të kemi tekste të reja, ndërsa siç lexova sa i takon klasës së shtatë, është kërkuar një përshtatje e programeve të vjetra me të rejat dhe për t’u punuar me tekstet e vjetra, një gjë të tillë nuk e kemi bërë në vitet paraprake se nuk kemi dashur me reformën e re të punohet me tekste të vjetra por kemi dashur një reformë ku do të punohet me tekste të reja”, deklaroi Shaqiri.

Në këtë proces të revizionit, duhet të përfshihen praktikuesit, mësimdhënësit dhe prindërit dhe prej tyre do të kërkohen përvoja. Gjithashtu, Ministria do të mbajë mbledhje të vazhdueshme me Byronë për Zhvillim të Arsimit. Janevska që nga ardhja në detyrë, ka paralajmëruar edhe heqjen e ndërrimit të dytë në shkollë, gjegjësisht të punohet vetëm në ndërrim të parë. Siguroi se me këtë arsimtarët nuk do të humbin vendet e tyre të punës.