“Ringjallet” Bin Ladeni

TË FUNDIT

Organizata terroriste, Al Kaida, ka publikuar një audio-xhirim me kërcënime, të cilat Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj ia drejton i biri i udhëheqësit të vrarë të kësaj organizate, Osama Bin Ladenit.
Siç njoftuan mediet botërore, besohet se kjo është dëshmia e parë se i biri i Bin Ladenit është bërë anëtar i organizatës, e cila është drejtuar nga i ati i tij.

Në porosinë, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, Hamza Bin Ladeni kërkon nga mbështetësit e atit të tij që të sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e saj.
Sipas fjalëve të tij, mbështetësit e Al Kaidës nga Afganistani, Iraku dhe Palestina, duhet të fillojnë luftën e shenjtë kundër Uashingtonit, Londrës, Parisit dhe Tel Avivit./21 Media/