Rikthehet TVSh-ja, çmime më të larta të ushqimit! Vaji më i shtrenjtë për rreth 20 denarë

TË FUNDIT

Një pjesë e masave antikrizë prej sot nuk vlejnë më! Produktet ushqimore bazë më nuk do të shiten me zero për qind TVSH, andaj vaji për gatim, mielli, sheqeri, buka dhe vezët nga sot shiten me çmim të ri të rritur. Vaji, i cili deri më tani shihej me çmim prej 135 denarëve, tani mund të gjendet nga 156 deri në 163 denarë, ndërsa çmimi i ri i miellit tip 400 tani lëvizë nga 44 deri në 58 denarë. Sheqeri shitet nga 55 deri 60 denarë, ndërsa paketimi prej 10 vezëve me çmim nga 90 deri në 110 denarë. Çmime më të larta ka tek buka dhe orizi.

 IshteËshtë
Vaji135 denarënga 156 deri në 163 denarë
mielli tip 40038 – 50 denarënga 44 deri në 58 denarë
Sheqeri52 – 54 denarënga 55 deri 60 denarë
Orizi66 denarëRreth 76 denarë

Janë rritur edhe çmimet e karburanteve. Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe i dizelit është rritur  për 9 denarë për litë, ndërsa i Eurosuper BS-98 për 9,5 denarë për litër. Për 8,5 denarë për litër më shtrenjt është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja. Eurosuper BS-95 shotet për 104 denarë,  Eurosuper BS-98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Eurosuper 95104,00 denarë/litër
Eurosuper 98106,50 denarë/litër
Eurodizel BS95,00 denarë/litër
Vaj ekstra i lehtë93,00 denarë/litër
Mazuti54,640 denarë/kg

Nga Qeveria dje nuk informuar nëse në seancën e djeshme është biseduar për vazhdimin e masave antikrizë. Rikujtojmë se këto masa Qeveria i vendosi në muajin mars me qëllim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve.