Fredi Alvarez dhe Kristian Trapanovski shënuan për t’i dhënë Shkupit fitoren 2-0 ndaj Shkëndisë në superderbin në startit të pjesës së dytë të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kështu kampioni aktual Shkupi i afrohet me vetëm në një pikë dhe një ndeshje më pak Strugës si lidere e tabelës. Struga shpëtoi nga disfata tre minuta para fundit në ndeshjen në Kavadar me barazimin 1-1 ndaj Tikveshit.
