Rikthehet Fjolla Morina

TË FUNDIT

Këngëtarja, Fjolla Morina, ka paralajmëruar ndjekësit e saj se po vjen me një projket të ri muzikor.

Së fundmi, artistja ka publikuar disa fotografi në ”Instagram”, të cilat duken se do të jenë pjesë e videoklipit të ri.

”Per kon po fol ti kishe, Kishe po mnjeh ti kishe, Soon”, ka shkruar Fjolla krahas fotografive.

Kujtojmë që, artistja ishte arrestuar në korrik pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

Mirëpo, që nga 15 shtatori, Fjolla u la e lirë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri, kjo bëri që asaj t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Ndërsa, përsa i përket jetës personale, Fjolla kohëve të fundit është përflitur për lidhjen e saj me Fisnikun dhe duket se lidhja e tyre ka përfunduar pasi që të dy i kanë fshirë fotot në rrjete sociale.