Rikonstruktohet një ndër shkollat më të vjetra, është mësuar gjuha maqedonase që në vitin 1944

TË FUNDIT

Më 19 nëntor të vitit 1944, në shkollën e Lubonjës në Prespë ra zilja e parë për nxënësit në gjuhën maqedonase. Kjo shkollë, së cilës i kanë mbetur vetëm muret anësore, është shkatërruar ndër vite, disa herë është kërkuar nga banorët e rrethit për t’u rikonstruktuar dhe për t’u bërë muze pasi që është shkolla e dytë më e vjetër në Maqedoni në gjuhën maqedonase.

Në këtë fshat kanë mbetur shumë pak banorë, por kryeministri Dimitar Kovaçevski premtoi se ky objekt do të rikonstruktohet për t’u bërë qendër për promovimin e gjuhës maqedonase.

“Qeveria e solli vendimin dhe Ministria e Kulturës tanimë ka filluar me dokumentet për rikonstruktimin dhe rivitalizimin e objektit të shkollës së vjetër këtu në Lubonjë dhe adaptimin e saj si qendër për promovimin e gjuhës maqedonase”, tha Kovaçevski.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, tha se ky projekt do të kushtojë 500 mijë euro dhe do të shkohet hap pas pasi duke filluar nga konservimi i së njëjtës.

“Objekti para të cilit ndodhemi me pronësi 55 të ringjallet në nder të fëmijëve maqedonas dhe në kujtesë të të gjithë punëtorëve të përkushtuar, të bëhet një vend për linguistët, pedagogët, mësuesit dhe profesorët e gjuhës maqedonase, të mbetët në kujtesën e gjeneratave pas nesh se themelet e kësaj janë themele historike të mësimit në gjuhën maqedonase amë, shtylla e identiteti tonë”, tha Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Kovaçevski bashkë me delegacionin gjatë takimit në Prespë u ndal edhe tek fshati Kurbinovë për të vizituar kishën “Shën Gjergji” e cila ekziston që në shekullin e 12 dhe po rinovohet me mjete të Qeverisë.