Këngëtarja Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë.
Rihanna solli në jetë një vajzë, për të cilën zgjodhi emrin Rocki Irish Mayers. Ylli i muzikës e lindi vogëlushen më 13 shtator dhe e ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, dy javë më vonë.
Kujtojmë se Rihanna dhe A$AP Rocky janë tashmë prindër edhe të dy djemve.

