Riciklim i mbetjeve elektronike – së shpejti edhe deponi për këto mbeturina

TË FUNDIT

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Nurhan Izairi tha se këto leje iu dhanë shoqatës  “Ekon Elektron”, me shpresë se do të kenë ndikim në përmirësimin e ambientit dhe grumbullimin e mbeturinave, të cilat krijohen nga aparatet elektronike. Ai theksoi se së shpejti në bashkëpunim me të gjitha udhëheqësit komunale të krijohen deponi të kësaj natyre që  këto mbeturina të kenë mundësi të riciklohen.

Shoqata me përgjegjësi të kufizuara është formuar si iniciativë e përbashkët e disa kompanive – distributorë të pajisjeve elektrike dhe elektronike në Maqedoni. Një hedhje e tillë e pajisjeve elektronike u demonstrua edhe nga vetë Ministri Izairi.

Ministri për fund u bëri thirrje të gjithëve që të mos hezitojnë dhe të veprojnë në këtë mënyrë në të mirë të ambientit dhe të vendit ku jetojmë. Ai shprehi optimizmin e tij në përmbushje të kësaj ideje nga ana e qytetarëve dhe tha se shpreson të gjej mirëkuptim.

Besian Leka