Pasi janë numëruar të gjitha votat për zgjedhjet parlamentare në Francë, zyrtarisht mund të thuhet se Emmanuel Macron ka humbur kontrollin e plotë mbi parlamentin e këtij vendi.
Sipas informacioneve të fundit nga mediat franceze, koalicioni i mbledhur rreth Macronit ka fituar 246 vende në parlament, i ndjekur nga koalicioni i partive të majta NUPES i kryesuar nga Jean-Luc Melenchon me 142 vende.
Grupimi kombëtar i krahut të djathtë i Marine Le Pen fitoi 89 vende dhe republikanët fituan 64 vende në parlamentin e shtetit.
Kështu, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Emmanuel Macron do të duhet të arrijë një koalicion për të formuar shumicën e 289 vendeve, me shumë gjasa me republikanët, që është një plan që Macroni nuk do ta pëlqejë shumë.
Ajo që e shqetëson Emmanuel Macronin është fakti se dy ministra në qeverinë franceze nuk arritën të fitojnë vota të mjaftueshme, që do të thotë se pas zgjedhjeve, Macroni do të duhet të bëjë një ristrukturim të ri të qeverisë.
Për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare folën të gjithë politikanët relevantë në Francë dhe siç pritej reagimet për rezultatet e zgjedhjeve janë krejtësisht të kundërta.
Kryeministrja e Francës, Elisabethe Borne, theksoi se “nga sot koalicioni i mbledhur rreth Macronit do t’i përkushtohet formimit të mazhorancës”, por shtoi se nuk mund të jenë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve.
“Situata është e paprecedentë. Asambleja Kombëtare nuk ka përjetuar kurrë një konfigurim”, tha Borne.
Festa e Marine Le Pen nga ana tjetër kishte arsye. Opsioni i saj politik fitoi 89 mandate, që do të thotë se pas një kohe të gjatë ajo do të jetë në gjendje të formojë një grup parlamentar, gjë që i jep partisë në parlament rëndësi shtesë.
“Njerëzit kanë vendosur për një grup të fuqishëm parlamentar”, tha Le Pen pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.
Me rastin e rezultateve të zgjedhjeve u shpreh edhe blloku i majtë NUPES, i cili duke marrë parasysh gjendjen e së majtës në Francë, arriti më shumë se sa një rezultat të mirë.
“Është një situatë krejtësisht e papritur. Rënia e partisë presidenciale është e plotë dhe ajo nuk ka një shumicë të qartë në horizont”, tha Jean-Luc Melenchon.
Pas natës së zgjedhjeve, presidenti i Francës, por edhe politikanët e mbledhur rreth tij, kanë një detyrë të vështirë për të formuar shumicën parlamentare dhe shumë kanë frikë se për shkak të programeve të ndryshme politike, formimi i shumicës në parlament do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur.
Prandaj, nuk është e pamundur që Franca të hyjë në një periudhë pasigurie që shumë lehtë mund të përfundojë në një bllokadë politike të shtetit.
