Rezistenca ndaj dezinformatave, nevojitet bashkëpunim dhe dialog në të gjitha nivelet

TË FUNDIT

Për të arritur rezistencë ndaj dezinformatat, drejtori eksekutiv i fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, thotë që duhet të përgatitet një strategji dhe sitem i cili do të ulte rreziqet dhe pasojat nga dezinformatat por se për këtë duhet bashkëpunim me institucionet.

“Siç kalonte koha ne e vërejtëm, por e vërejtën edhe gjithë të tjerët se dezinformatat janë problem shumë serioz. Se kjo nuk është problem vetëm i mediave apo mungesë e gazetarisë profesionale por se është problem i sigurisë dhe si i tillë duhet të trajtohet. E përshkak se është problem i sigurisë, kjo i prekë të gjithë dhe për këtë të gjithë duhet të angazhohemi që ta zgjidhim këtë problem i cili me të vërtetë është i komplikuar dhe kompleks”, deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit “Metamorfozis” .

Ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop, u shpreh se nuk duhet fokusuar gjithmonë te kontrollimi i fakteve por se duhet të punohet në mentalitetin dhe rezistencën shoqërore.

“Ajo që është më e rëndësishme të bëhet, është ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe rezistencës shoqërore ndaj efekteve të dëmshme nga këto dezinformata. Kjo gjithashtu kërkon udhëzime kombëtare dhe ndërkombëtare, thirrje për reagim dhe legjislacion. Kjo është arsyeja pse mendimi kritik dhe ndryshimi i mentalitetit është shumë i rëndësishëm”, theksoi Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës në Shkup.

Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se ekzistojnë portale me prapavijë politike të cilat me dezinformata shpejtë arrijnë te qytetarët. Por për t’i luftuar ato, duhet të kemi informacione publike për çdo institucion.

“Konkretisht nëse flasim për korrupsionin veçanërisht në nivelet më të larta atëherë duhet të kemi përfundim juridik për çdo rast veçanërisht. Hapi i radhës është transparenca në punën e organeve të pushtetit. Çdo fshehje prapa mbulesës së të ashtuquajturave interesa shtetërore është e pa arsyetueshme. Të gjitha informatat, përpos atyre me karakter të sigurisë duhet të jenë të disponueshme për publikun sepse e vërteta është arma më e mirë kundër dezinformatave dhe gënjeshtrave”, theksoi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Si rekomandim i përgjithshëm u cek nevoja për qasje sistematike për mendim kritik dhe dialog shoqëror në të gjitha nivelet, madje përfshirë edhe dialogun në nivel familjar.