Rexhepi takoi Florian Qehajan, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni

TË FUNDIT

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi sot ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Florian Qehaja.

“Me z. Qehaja diskutuam çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me projektet konkrete të përbashkëta që i kemi me Republikën e Kosovës në sfera të ndryshme si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi në realizimin e tyre gjatë kësaj krize globale. Vlen të theksohet se projektet tona të përbashkëta vazhdojmë ti realizojmë me përkushtim dhe me ritme të shpejta me qëllim zhvillimin e të dy vendeve tona, përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian” – deklaroi zëvendësi Rexhepi.