Rexhepi në Click Plus: Avokati i Popullit duhej të ishte opozitar

TË FUNDIT

Deputeti i koalicionit AAA-ASH, Skender Rexhepi në emisionin Click Plus në TV21, komentoi edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Rexhepi tha se Avokati i Popullit duhej të ishte opozitar, pasi që sipas tij vetëm atëherë Avokati i Popullit mund të mbrojë qytetarët.

Kujtojmë që sonte Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 61 vota “pro” dhe asnjë kundër zgjodhi Naser Zyberin për Avokat të Popullit.