Revolucion! Për herë të parë një grua, trajnere e një ekipi meshkujsh në Angli

TË FUNDIT

Hana Dingli është emëruar kryetrajnere e ekipit të meshkujve  Forest Grin Rovers.

Kjo është hera e parë në historinë e ligave profesionale në Angli që një grua të bëhet kryetrajnere e një ekipi futbolli për meshkuj.

 Para këtij pozicioni, Dingli e kryente funksionin drejtoreshë e përgjithshme e Akademisë në Forest Grin Rovers.